Mitrovicë:Plaçkitet një person, dy të maskuar i grabitin një shumë parash

  • E.K /
  • 29 April 2023 - 10:19
Mitrovicë:Plaçkitet një person, dy të maskuar i grabitin një shumë parash

Një rast i grabitjes ka ndodhur sot në mesnatë në Mitrovicë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një person ka raportuar në Polici se dy persona të maskuar i kanë grabitur një shumë parash të gatshme dhe të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia e Kosovës ka thënë se kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke e hetuar rastin.

(Kosova Sot Online)