Konjufca: Serbia e kishte qëllim shfarosjen, me na çrrënjos nga toka

  • E.K /
  • 02 May 2023 - 14:28
Konjufca: Serbia e kishte qëllim shfarosjen,  me na çrrënjos nga toka

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se Serbia kishte për qëllim që ta shfaros popullin shqiptarë, duke thënë se plagët e shqiptarëve janë ende të hapura, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, Serbia ende po vazhdon që ta mbajë të fshehtë fatin e të pagjeturve, duke shtuar se krimineli që nuk pendohet, është i gatshëm ta përsëris krimin.

“Ishte qëllimi me ma zhduk e me na shfaros, vetëm pse jemi shqiptarë. Me na çrrënjos nga toka kur Serbia të gjitha këto krime i ka organizuar dhe plagët tona ende janë të hapura, sepse dhimbja për vrasjen e më të dashurve tanë, nuk kalon kurrë. Mijëra të afërm nuk i dimë ku janë, por secili prej nesh e dimë se ata janë në Serbi, dhe Serbia jo vetëm që nuk tregon por po i fsheh. Krimineli që nuk pendohet, ai është i gatshëm ta përsëris atë”, tha Konjufca.

(Kosova Sot Online)