Hajnat ua mësyjnë stallave: Familjes nga Suhareka ia vjedhin një lopë dhe tre viça

  • E.K /
  • 03 May 2023 - 09:14
Hajnat ua mësyjnë stallave: Familjes nga Suhareka ia vjedhin një lopë dhe tre viça

Një rast i rëndë i vjedhjes ka ndodhur në Suharekë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Një person është ankuar se persona të panjohur i kanë vedhur nga stalla e tij një lopë dhe tre viça.

Rasti lidhur me këtë vjedhje është duke u hetuar.

"VJEDHJE E RËNDË

Suharekë 02.05.2023 – 06:50. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur nga stalla i kanë vjedhur një lopë dhe tre viça. Rasti është duke u hetuar".

(Kosova Sot Online)