Lajm i trishtë: Mërgimtari nga Skënderaji vdes në një aksident trafiku në Gjermani

  • E.K /
  • 03 May 2023 - 11:07
Lajm i trishtë: Mërgimtari nga Skënderaji vdes në një aksident trafiku në Gjermani

Mursel Duraku, 59 vjeçari nga Abria e Poshtme e Skenderajt, ka humbur jetën në një aksident trafiku dje në Gjermani, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmin për vdekjen e mërgimtarit e kanë dhënë familjarët e tij përmes rrjeteve sociale.

Familjarët kanë thënë se për varrimin e të ndjerit do të njoftojnë me kohë.

“Njoftim mortor: Te Allahut jemi, tek Ai do të kthehemi! Me dhimbje te thellë njoftojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe dashamirët që pas një aksidenti në Gjermani me datë 02.05.2023 në moshën 59-vjeç, ka ndërruar jetë babai, axha ynë i dashur, Mursel Duraku. Për varrim ju njoftojmë me kohë

Të pikëlluar, familja Duraku”, thuhet në njoftimin e familjes.

(Kosova Sot Online)