Arrestohet 34 vjeçari, vrau me automatik 51-vjeçarin për pagesën e qirasë

  • E.K /
  • 03 May 2023 - 11:27
Arrestohet 34 vjeçari,  vrau me automatik 51-vjeçarin për pagesën e qirasë

Pas 21 orësh kërkime dhe djekje policia ka arrestuar, Lekë Vuksanit, 34 vjeç i cili një ditë më parë qëlloi për vdekje me automatik pronarin e shtëpisë së tij Petrit Vuksanin për pagesën e qirasë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori ka kryer krimin.

Njoftimi i policisë:

Pas 21 orësh kërkime dhe ndjekje, Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Forcën Speciale RENEA, kap dhe vë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 51-vjeçarit.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga shtetasi L. V., 34 vjeç, banues në Shkodër.

Policia gjen dhe sekuestron armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.

Ky shtetas dyshohet se rreth orës 12:15, të datës 02.05.2023, në lagjen “Tom Kola”, vrau me armë zjarri automatik, në banesë, shtetasin P. V., 51 vjeç.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

(Kosova Sot Online)