Ngjarje e rëndë: 16-vjeçaren e zë rryma pasi i bie telefoni në vaskë

  • E.K /
  • 03 May 2023 - 12:56
Ngjarje e rëndë: 16-vjeçaren e zë rryma pasi i bie telefoni në vaskë

Një vajzë 16-vjeçare humbi jetën, pasi u godit nga rryma në vaskë në Montefalcione (Avellino), përcjell “Kosova Sot Online”.

Vajza ishte duke folur në telefon me shoqen e saj kur telefoni që po mbushej, i rrëshqiti nga dora dhe shkaktoi qarkun e shkurtër pasi ra në ujë.

Ajo ndërroi jetë menjëherë në vend.

(Kosova Sot Online)