Serwer: Kurti dhe Vuçiq kanë dështuar edhe një herë që ta arrijnë një marrëveshje

  • A.P /
  • 03 May 2023 - 20:29
Serwer: Kurti dhe Vuçiq kanë dështuar edhe një herë që ta arrijnë një marrëveshje

Kosova dhe Serbia duhet të përpiqen që mosmarrëveshjet e tyre t’i zgjidhin nëpërmjet Procesit të Berlinit, pasi mekanizmat tjerë nuk po prodhojnë rezultatet e pritura, ka deklaruar profesori amerikan, Daniel Serwer, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Serwer ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq kanë dështuar edhe një herë që ta arrijnë një marrëveshje nëpërmjet Dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Prandaj, për Serwer, dialogu duhet të transferohet aty ku mund të jetë më produktiv.

Asnjë marrëveshje ‘finale’ nuk shihet në horizon. Kjo është ajo që dialogu bilateral supozohej se do të prodhonte. Kështu që, koha është që dialogu Serbi/Kosovë të vendoset aty ku mund të jetë produktiv. Procesi i Berlinit është vendi i duhur. Në një kontekst multilateral ku Berlini luan një rol të rëndësishëm, që të dy, Kurti dhe Vuçiq mund të luajnë më mirë”, ka shkruar profesori amerikan.

(Kosova Sot Online)