Haradinaj kërkon rritjen e pagave: Nëse vazhdojmë me fjetje do të humbasim shumë profesionistë

  • E.K /
  • 04 May 2023 - 11:35
Haradinaj kërkon rritjen e pagave: Nëse vazhdojmë me fjetje do të humbasim shumë profesionistë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që të bëhet një plan për rritjen e pagave në sektorin publik, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ramushi ka thënë se nëse vazhdohet kështu siç është, atëherë ai ka shtuar Kosova do të humbas shume njerëz profesionistë pas liberalizimit të vizave.

“Deri në qershor kërkoj bëjeni një plan që të rritet buxheti i paraparë për pagat, ka mundësinë që me rishikim me rrit pagat për gjithë sektorin publik. Më 1 janar e kemi liberalizimin e vizave, nëse vazhdojmë me fjetje dhe nuk fillojmë dinamikë të rritjes së pagave, do të humbasim shumë profesionistë. Mos lejoni që buxheti të mos implementohen dhe pagat të mos rriten. Nëse s’keni vizion, mos i dëmtoni sektorin publik. Energjia është rrit dy herë, është rrit kostoja e jetës në përgjithësi, edhe tatimi në pronë. Si ka mundësi mos me pas edhe rritje të pagave. Cila logjikë e shpjegon këtë?”, ka thënë Haradinaj.

(Kosova Sot Online)