Arlin Manxhuka i VV’së nxjerr një dokument goditës: Kështu i trajtoi Kryeministri Hoti personat e zhdukur

  • S.A /
  • 04 May 2023 - 12:09
Arlin Manxhuka i VV’së nxjerr një dokument goditës: Kështu i trajtoi Kryeministri Hoti personat e zhdukur

Në Kuvendin e Kosovës, të enjten, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka plasuar kritika ndaj kryeministrit Albin Kurtit për dakordimin e 2 majit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, për çështjen e personave të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë. Selmanaj tha se ”Qeveria po ia heq përgjegjësinë Serbisë për këtë çështje“. E jashtë Kuvendit ka ardhur përgjigja nga sekretari për media dhe komunikim, Arlind Manxhuka, i cili ka publikuar një dokument gjatë Qeverisë së Avdullah Hotit, ku për çështjen e të zhdukurve nuk përmendet fjala ’me dhune‘, transmeton "Kosova Sot Online".

”Ja si i kanë trajtuar këta personat e zhdukur me dhunë. Viti 2020, Kryeministër Hoti, zv.Kryeministër Selmamaj”, ka shkruar Manxhuka në Facebook teksa ia ka bashkangjitur dokumentin. Çështja terminilogjike për çështjen e të zhdukurve ka përplasur në Kuvend pozitën dhe opozitën. Opozita po kritikon pushtetin për qasjen ndaj kësaj teme,  ndërkaq VV-ja i referohet qeverive të kaluara sesi e kanë trajtuar këtë çështje.

https://www.facebook.com/arlindman/posts/10161053492353698

(Kosova Sot Online )