Fushë - Kosovë: Një person goditet me shkop në pjesën e kokës në komunikacion

  • E.K /
  • 09 May 2023 - 08:55
Fushë - Kosovë: Një person goditet me shkop në pjesën e kokës në komunikacion

Një person është sulmuar fizikisht me një shkop në pjesën e kokës dhe trupit, nga një person i panjohur në Fushë Kosovë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Rasti ka ndodhur pas një keqkuptimi në komunikacion.

Viktima ka marrur lëndime në trup, kurse i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

Rr. Xhemajl Mustafa, Fushë Kosovë 08.05.2023 – 07:40. Ankuesi kosovar ka raportuar se pas një keqkuptimi në komunikacion, një i dyshuar i panjohur e ka sulmuar fizikisht me një shkop në pjesën e kokës dhe trupit duke i shkaktuar lëndime trupore dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka rekomanduar hapjen e rastit siç është cekur si më lartë dhe ndalimin e të dyshuarit nga njësia hetimore.

(Kosova Sot Onlinë)