Eksperti i bujqësisë: Mishi i laboratorit është bio, është e njëjta me pulën e fshatit

  • E.k /
  • 09 May 2023 - 11:50
Eksperti i bujqësisë: Mishi i laboratorit është bio, është e njëjta me pulën e fshatit

Ekspert i bujqësisë, Kristaq Bërxholi, ka deklaruar se mishi i laboratorit është bio, njësoj si një pulë fshati, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka shtuar se ky mish niset nga një produkt që edhe kafsha ka për bazë.

“Jam pro, sepse ka shumë faktorë; ka një siguri shumë më të lartë, se kafshët janë ndotësit më të mëdhenj të globit. Në glob theren 80 mld kafshë çdo vit që ndotin një vit të tërë globin, janë bartëse të sëmundjeve të ndryshme, nëse hiqen kafshët ndërpritet ky zinxhir dhe njerëzit do jenë më të sigurt nga pandemitë. Ky mish i prodhuar në laborator mund të themi se është bio, nëse produktet, serumet, vitaminat janë të licencuara që janë të sigurta, nuk kanë produkte toksike brenda. Është e njëjta me pulën e fshatit, se niset nga një produkt që edhe kafsha ka për bazë”, tha profesori në emisionin Good Morning Albanians në Euronews Albania.

(Kosova Sot Online)