Presidenti i Shqipërisë: Kërkova mbështetjen e Polonisë për anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në NATO

  • E.K /
  • 11 May 2023 - 15:33
Presidenti i Shqipërisë: Kërkova mbështetjen e Polonisë për anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në NATO

President polak qëndroi për vizitë në Shqipëri. Andrzej Duda u prit me nderimet më të larta shtetërore nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Begaj i kërkoi atij mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Kreu i shtetit shqiptar tha se Samiti i ardhshëm i NATO i Vilniusit do të ishte rast i mirë për të mbështetur aspiratat e Kosovës për anëtarësim.

“Kërkova gjithashtu mbështetjen e Polonisë për anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në NATO, ku Samiti i ardhshëm i Vilniusit në korrik të këtij viti, është një rast i mirë për të mbështetur aspiratat e Kosovës”, deklaroi Begaj.

(Kosova Sot Online)