Arrestimi i kandidatit të opozitës në Himarë, reagon PD: Degradoi frika e Ramës për humbjen në zgjedhje

  • E.K /
  • 12 May 2023 - 08:47
Arrestimi i kandidatit të opozitës në Himarë, reagon PD: Degradoi frika e Ramës për humbjen në zgjedhje

Partia Demokratike, dega e Himarës, reagoi me anë të një postimi në Fb se nuk do ta lejojnë terrorizmin, pas arrestimit të kandidatit Fredi Beleri të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kreun e kësaj bashkie.  

“Terrorizmi nuk do të kalojë, - thuhet në deklaratë. – Sot jemi të gjithë himariotë, sot jemi të gjithë Fredi Beleri.

Punët e natës i qeshë edhe i qanë dita.  Turpi i narko-shtetit dhe frika e humbjes në zgjedhje degradoi në arrestimin e kandidatit të aleancës “Bashke fitojmë”, z Fredi Beleri, në orët e natës. I bëjmë thirrje popullit të bashkisë Himarë, kudo që janë, se humbja do të jetë më e madhe për kandidatin e turpit të Ramës, Gjergji Goron. Himara më 14 maj voton ndryshimin”.

Dje, z. Fredi Beleri dha një intervistë në SYRI TV, ku deklaroi: Rama është i bindur për humbjen në Himarë, PS nuk ka as fletëpalosje, as program!

Fredi Beleri: "Unë prisja që kryeministri i vendit të sillej si kryeministri i të gjithë shqiptarëve dhe jo si kryetari i Partisë Socialiste! Edhe pse ne jemi në fushatë, para zgjedhjeve, besoj se i ka kaluar të gjitha caqet dhe për dy arsye: nga besimi i tij i plotë se Himara humbet, se në Himarë do të kemi ndryshim. Nga ana tjetër e kuptoi vonë zgjedhjen e tij, ja ku vjen me një njeri që në Himarë nuk ka afruar asgjë për himariotët, ka punuar vetëm për miqtë e tij partiakë dhe miqtë e tij biznesmenë.

Nuk i prisja tonet aq të ashpra, besoj se i ka ikur situata nga kontrolli. Një arsye tjetër është mungesa e programit. Në Himarë, tri ditë para zgjedhjeve nuk ka një fletëpalosje, nuk ka as poster të kandidatit, nuk ka një program se çfarë duhet të bëjë  Partia Socialiste dhe z. Goro në katër vitet e ardhshme."

(Kosova Sot Online)