Matrapazët shqiptar në Britani prodhonin dhe tregtonin karta identiteti të rreme, kapen dhe përfundojnë në burg

  • S.A /
  • 13 May 2023 - 12:44
Matrapazët shqiptar në Britani prodhonin dhe tregtonin karta identiteti të rreme, kapen dhe përfundojnë në burg

Një 30-vjeçar shqiptar dhe partnerja e tij rumune janë dënuar me 5 vjet burg, pasi u shpallën fajtor për prodhimin dhe tregtimin e kartave të identitete të rreme në Britani, transmeton "Kosova Sot Online".

Qerim Deda, 30 vjeç, u dënua me 4 vjet e njëmbëdhjetë muaj për veprat penale të bërjes dhe dhënies së dokumenteve false dhe mbajtje me dashje të dokumenteve false.

Ndërsa, Alvina Timcisina, 36 vjeçe, nga Rumania u dënua me 2 vjet e 5 muaj për veprat penale të bërjes dhe dhënies së dokumenteve false dhe posedimit të dokumenteve false.

Mediat britanike shkruajnë se çifti ka kryer aktivitetin për katër vite dhe se në llogarinë bankare të Timcisinas u bllokuan dhe u konfiskuan 47,394 paund.

(Kosova Sot Online )