A mund të marrë shtetësinë një fëmijë nën 18 vjeç në Zvicër?

  • A.P /
  • 14 May 2023 - 10:53
A mund të marrë shtetësinë një fëmijë nën 18 vjeç në Zvicër?

Zakonisht, kur familje të tëra aplikojnë për shtetësi, fëmijët e mitur natyralizohen së bashku me prindërit e tyre.

Fakti i thjeshtë i lindjes në Zvicër, megjithatë, nuk i jep automatikisht shtetësinë një të porsalinduri.

Vetëm nëse njëri ose të dy prindërit janë zviceranë (pavarësisht se si e kanë fituar shtetësinë), fëmija do të jetë gjithashtu zviceran. Por nëse të dy janë të huaj, fëmija do të ‘trashëgojë’ nënshtetësinë e tyre, derisa dhe nëse prindërit natyralizohen në Zvicër.

A mund të natyralizohet një fëmijë në mënyrë të pavarur nga prindërit?

Të miturit mund të aplikojnë për shtetësi vetëm nëpërmjet një përfaqësuesi ligjor, që më së shpeshti nënkupton prindërit e tij/saj,

Megjithatë, nëse prindërit nuk dëshirojnë ose nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë, një kujdestar i caktuar mund të ndërhyjë dhe të marrë përsipër këtë detyrë, përcjell albinfo.ch.

Por ekzistojnë dy dispozita në ligjin zviceran, sipas të cilave fëmijët mund të marrin nënshtetësinë pa prindërit e tyre.

Njëri ka të bëjë me të ashtuquajturit “foundlings” – domethënë një fëmijë të braktisur “me prejardhje të panjohur që gjendet në Zvicër”.

Në këtë rast, ‘shtetësia’ kantonale dhe komunale i referohet sistemit unik zviceran sipas të cilit pasaportat dhe kartat e identitetit nuk tregojnë se ku ka lindur një person, siç bëjnë pasaportat e vendeve të tjera, por më tepër rendisin komunën nga kanë ardhur paraardhësit e tyre, shkruan thelocal.ch.

Kjo quhet Heimatort në gjermanisht, lieu d’origine në frëngjisht dhe luogo di attinenza në italisht.

Meqenëse origjina e foshnjës nuk mund të përcaktohet, shtetësia kantonale dhe komunale caktohet pas natyralizimit. Shtetësia e fituar në këtë mënyrë shuhet nëse gjenden prindërit e fëmijës, me kusht që fëmija të jetë ende i mitur dhe të mos bëhet pa shtetësi.

(Kosova Sot Online)