Prizren:4 persona kanosen me armë zjarri nga axha i tyre

  • E.K /
  • 16 May 2023 - 08:58
Prizren:4 persona kanosen me armë zjarri nga axha i tyre

Katër persona kanë njoftuar policinë se janë kanosur me armë zjarri nga axha i tyre, shkruan “Kosova Sot Online”.

Sipas asaj që kanë deklaruar viktimat, ky incident ka ndodhur për shkak të një kontesti pronësor.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, 46 fishekë dhe një pushkë ajrore për të cilat i dyshuari kishte leje, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

KANOSJE/Prizren 15.05.2023-09:50. Katër meshkuj kosovarë, kanë lajmëruar policinë se janë kanosur me armë zjarri nga axha i tyre i dyshuari kosovar. Sipas viktimave, incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që kanë me të dyshuarin rreth një kontesti pronësor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, 46 fishekë dhe një pushkë ajrore për të cilat i dyshuari kishte leje. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)