Vdes 21 vjeçarja në Shtime, dyshohet se u ngulfat gjatë ngrënies së ushqimit

  • E.K /
  • 16 May 2023 - 09:46
Vdes 21 vjeçarja në Shtime, dyshohet se u ngulfat gjatë ngrënies së ushqimit

Një vajzë 21-vjeçare nga “Shtëpia e fëmijëve ” në Shtime ,dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e ngufatjes gjatë ngrënies së ushqimit.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha se vdekja e 21-vjeçares është konstatuar nga mjekët.

“Me datën 15.05.2023 rreth orës 19:30 , policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se një person D.S ( F/K) e moshës 21 vjeçare paciente nga “Shtëpia e fëmijëve ” në Shtime, për ndihmë mjekësore fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime dhe më pas me autoambulancë është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj , ku nga mjekët është konfirmuar vdekja e saj. Dyshohet se është ngulfatur gjatë ngrënjes së ushqimit.

Hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar i kanë nisur hetimet.

Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ” Hetim mbi vdekjen”, tha Veseli

(Kosova Sot Online)