Fushë Kosovë: Mori kredi duke falsifikuar kontratën e punës, arrestohet një person

  • E.K /
  • 16 May 2023 - 10:19
Fushë Kosovë: Mori kredi duke falsifikuar kontratën e punës, arrestohet një person

Policia njoftoi se dje ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se në janar ka aplikuar për kredi në një bankë me dokumente të falsifikuara, percjell “Kosova Sot Online”.

 

“MASHTRIM/FALSIFIKIM I DOKUMENTEVE- Fushë Kosovë, 25.01.2023-NN. Me datë 15.05.2023 , është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte aplikuar për marrjen e kredisë në një bankë me dokumente të falsifikuara. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)