Katër të lënduar pasi vetura aksidentohet me trenin

  • A.P /
  • 17 May 2023 - 18:52
Katër të lënduar pasi vetura aksidentohet me trenin

Pasi treni që qarkullon në drejtimin Prishtinë-Pejë, është akisdentuar me një veturë, në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë-Kosovë të mërkurën, në orën 16:50,  katër persona janë lënduar, njoftoi Policia e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se të lënduarit janë nga vetura, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë emergjenca dhe njësitet kompetente policore.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Policia iu ka bërë thirrje pjesëmarrësve në rrugë, veçanërisht drejtuesve të automjeteve, që të jenë vigjilentë dhe t’i respektojnë shenjat e trafikut, si dhe të kenë kujdes të shtuar.

(Kosova Sot Online)