Alibeaj dha dorëheqje nga PD, Berisha: Enkelejdi mori 220 mijë euro sot nga Rama

  • E.K /
  • 18 May 2023 - 13:29
Alibeaj dha dorëheqje nga PD, Berisha: Enkelejdi mori 220 mijë euro sot nga Rama

Ish-kryeministri, Sali Berisha në një dalje për mediat deklaroi se zgjedhjet e 14 majit ishin farsa më e madhe elektorale që ka përjetuar vendi ynë.

Berisha tha se dy personave në PD u është vënë “viza e kuqe” dhe se nuk do të ketë kurrë një diskutim apo negociatë me ta, duke përmendur Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeaj.

Në një konferencë me gazetarët Berisha shkoi më tej me akuza kur tha se Enkelejd Alibeaj, pas dorëheqjes mori sot nga Edi Rama 220 mijë euro shpërblim.

I pyetur nëse do të ketë një bisedim apo negociatë me PD zyrtare dhe grupin e tij, Berisha tha se përveç dy personave të lartpërmendur, me këdo tjetër është i hapur.

“Qëndrimi dhe deklarata ime është kjo: dy persona janë të larguar në mënyrë përfundimtare nga PD, Lul Brava dhe Ali Basha, që mori vetëm sot shpërblim nga Rama 220 mijë euro. PD është e hapur për të gjithë të tjerët, debat, për negociata, për çfarë të dëshirojnë. Por, dy persona pengje të Ramës, u përdorën pa mëshirë nga ai [për të goditur opozitën”, tha Berisha.

(Kosova Sot Online)