KMDLNj për Qendrën e Ndalimit në Prishtinë: Nuk i plotëson kushtet as elementare

  • E.k /
  • 18 May 2023 - 14:58
KMDLNj për Qendrën e Ndalimit në Prishtinë: Nuk i plotëson kushtet as elementare

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMLDNj) ka thënë se Qendra e Ndalimit në Prishtinë nuk i plotëson kushtet elementare për t’i mbajtur personat që ndalohen për shkelje të ligjit prej 48 orësh, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në komunikatë thuhet se kjo qendër funksionon në një bodrum, ku mungon drita natyrale dhe mungon ngrohja, gjë që e bën të pamundur qëndrimin e personave të ndaluar dhe stafin që punojnë aty.

“Qendra e Ndalimit në Prishtinë si objekt nuk i plotëson kushtet as elementare për të mbajtur persona të privuar nga liria por as për stafin i cili është i angazhuar. Aty mungon ndriçimi natyral, për shkak se është podrum dhe nuk ka ajrosje. Kjo e bënë më të vështirë për personat të cilët janë në qëndrim deri në 48 orë në këtë Qendër, por edhe për stafin e angazhuar” – thuhet në njoftim.

Tutje, ata kanë kërkuar nga institucionet që të sigurohet ngrohje për objektin.

(Kosova Sot Online)