Erden Atiq pas betimit fton qytetarët për takim: Synojmë normalizimin e gjendjes

  • S.A /
  • 19 May 2023 - 12:03
Erden Atiq pas betimit fton qytetarët për takim: Synojmë normalizimin e gjendjes

Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, pas betimit tha se do të punojë pa dallim dhe pa diskriminim me të gjithë qytetarët, transmeton "Kosova Sot Online".

Atiq tha se bashkë me ekipin e tij synim ka normalizimin e gjendjes në këtë komunë të veriut.

I pyetur se kur do të hapet Ura e Ibrit, Atiq nuk u përgjigj drejtpërdrejt, por vetëm tha se komuna nën udhëheqjen e tij ka për qëllim lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe heqjen e pengesave.

“Jam i kënaqur. Sapo e përfunduam seancën solemne të betimit. Me gjithë ekipin shprehi se do të punojmë për të gjithë qytetarët e komunës veriore të Mitrovicës, pa dallim. Angazhimin më të madh do ta bëjmë për ta normalizuar këtë pjesë të komunës. I bëj ftesë gjithë qytetarëve që të vijnë dhe të na takojnë dhe të bashkëpunojmë sa më mirë për të mirën e qytetarëve”.

“Së bashku jam me nënkryetaren Katarina Hagangjiq, me të cilën do të punojmë me një ekip shpresëdhënëse. Me neve është ministri Elbert Krasniqi, po ashtu është kryesuesi i kuvendit, Nexhat Uglanin”, tha ai.

“Ne si ekzekutiv qëllimin e kemi për me ua lehtësuar jetën qytetarëve, çfarëdo pengese që kanë në këtë aspekt angazhimin e kemi që me i rregulluar problemet”.

(Kosova Sot Online )