Dy gjigantët anglezë në garë për ta grabituar Sadio Manen

  • S.A /
  • 19 May 2023 - 11:46
Dy gjigantët anglezë në garë për ta grabituar Sadio Manen

Manchester United dhe Newcastle raportohet se janë shfaqur si klubet më të mundshme për të nënshkruar me Sadio Mane, transmeton "Kosova Sot Online ".

Bayern Munich është i interesuar për të larguar anësorin pas një sezoni të mjerueshëm debutues. 

Ylli senegalez iu bashkua Bayern Munichut vetëm verën e kaluar në një marrëveshje prej 27.4 milionë funtesh nga Liverpooli.

Sky Sport Germany ka raportuar se Bayern pritet të shesë Mane këtë verë pas një sezoni të vështirë, ku ai ka shënuar vetëm 12 gola. Mane u përfshi në një grindje pas ndeshjes me Leroy Sane  pas humbjes 3-0 të klubit ndaj Manchester City në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve muajin e kaluar, gjë që e la shokun e tij të skuadrës me një buzë të enjtur.

(Kosova Sot Online )