Kryeministri Kurti i dërgon letër ftesë kosovares që u emërua Këshilltare Qeveritare në Zvicër, për vizitë shtetit të Kosovës

  • S.A /
  • 20 May 2023 - 08:16
Kryeministri Kurti i dërgon letër ftesë kosovares që u emërua Këshilltare Qeveritare në Zvicër,  për vizitë shtetit të Kosovës

Kryeministri Albin Kurti, i ka dërguar letër urimi kosovares Ylfete Fanaj me prejardhje nga Prizreni, e cila së fundmi u zgjodh Këshilltare Qeveritare në Lucern të Zvicrës.

Kurti e ka cilësuar këtë si një arritje të jashtëzakonshme, derisa ka thënë se ky është edhe moment historik për komunitetin e shqiptarëve në Zvicër.

Lexo Edhe:

Kjo metodë shtëpiake do të ndalojë dhimbjen e kyceve në vetëm 3

I dënuari për krime lufte në Kosovë mban ligjërata në një shkollë në Serbi…

Ai ka kërkuar nga Fanaj që teksa i shton përgjegjësitë si Këshilltare e Qeverisë, ta kujtojë përherë se i mban me vete shpresat dhe aspiratat e Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online"

“Nuk kemi asnjë dyshim se do të nxirrni ekspertizën, përkushtimin dhe pasionin tuaj për t’i shërbyer qytetarëve të Lucernit me integritetin maksimal”, thuhet në letër.

Kurti ka ftuar atë për një vizitë në Kosovë për të biseduar për bashkëpunim të mëtejshëm.

(Kosova Sot Online )