Meta gjobitet me 1.3 miliardë, shkeli rregullat e BE-së për mbrojtjen e të dhënave

  • S.A /
  • 22 May 2023 - 12:04
Meta gjobitet me 1.3 miliardë, shkeli rregullat e BE-së për mbrojtjen e të dhënave

Të hënën, Meta u dënua me 1.2 miliardë euro pasi shkeli rregullat e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e të dhënave. Meta, gjithashtu, u urdhërua ta ndalë transferimin e të dhënave të mbledhura nga përdoruesit e Facebook-ut në Evropë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ky vendim, të cilin e mori Komisioni i Irlandës për Mbrojtjen e të Dhënave, është një nga më të rëndësishmet në 5 vitet e fundit prej kur BE miratoi ligjin e privatësisë së të dhënave.

The New York Times raporton se vendimi vlen vetëm për Facebook dhe jo Instagram dhe WhatsApp, të cilat Meta i ka në pronësi.

Në anën tjetër, Meta tha se do të apelojë vendimin.