Deklarohet Courtois pas thirrjeve raciste ndaj Vinicus: Do të largohesha edhe unë nga loja

  • S.A /
  • 22 May 2023 - 11:47
Deklarohet Courtois pas thirrjeve raciste ndaj Vinicus: Do të largohesha edhe unë nga loja

I gjithë stadiumi Mestalla filluan në kor thirrje raciste ndaj brazilianit dhe kjo përbën një skandal të madh në Spanjë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Megjithatë Vinicius Jr përkundër se ishte i revoltuar me tifozët ai nuk u largua nga loja.

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois ka thënë pas ndeshjes se nëse do të largohej Vini Jr nga loja atëherë të njëjtën gjë do ta bënte edhe ai.

“Në momentin që Vinicius nisi të dëgjonte koret e tifozëve edhe mund të ishte larguar nga fusha. Nëse ai do ta bënte një gjest të tillë, unë do të isha larguar me atë”, tha Courtois.

Tutje portieri belg ka thënë se nëse do të ndodhte një gjë e tillë në Belgjikë do të mbyllej stadiume, pasi koret raciste ishin një çmenduri në Mestalla. Në Spanjë nuk marrin asnjë masë, por nëse diçka e tillë do të kishte ndodhur në Belgjikë atëherë do të ishte mbyllur stadiumi”.

“Koret ishin një çmenduri totale, edhe për mua ishte një vuajtje e madhe. Njerëzit duhet të shkojnë në stadium për të festuar dhe jo për të ofenduar”, deklaroi portieri belg. 

(Kosova Sot Online )