Osmani pas takimit me senatorët: Kosova do t’i zbatojë të gjitha detyrimet e saja që janë si rezultat i dialogut

  • E.K /
  • 22 May 2023 - 15:24
Osmani pas takimit me senatorët: Kosova do t’i zbatojë të gjitha detyrimet e saja që janë si rezultat i dialogut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me një delegacion të Kongresit amerikan të përbërë nga senatorët, Chris Murphy dhe Gary Peters, ka thënë se Kosova është partnere strategjike e ShBA-së, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani tha se sa i përket marrëveshjes, ajo ka garantuar se Kosova do t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog dhe nuk do t’i ikë detyrimeve të saja që janë rezultat i dialogut.

“Sa i përket marrëveshjes në Bruksel dhe Ohrit, Kosova nuk do t’i ik detyrimeve të saj. Kosova do t’i zbatojë të gjitha detyrimet e saja që janë si rezultat i dialogut. Multietniciteti është vlerë e mishëruar në Kushtetutën tonë”, tha tutje Osmani.

(Kosova Sot Online)