Një grua kafshohet nga qentë endacakë në Prishtinë

  • A.P /
  • 23 May 2023 - 15:50
Një grua kafshohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Raportohet se një grua, shtetase e huaj, është kafshuar nga qentë endacakë, të hënën rreth ores 17:00, tek Biblioteka Kombëtare në Prishtinë,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo është kafshuar në këmbë nga qentë, të cilët janë të shumtë që rrinë në këtë hapësirë. 

Gruaja e lënduar është ndihmuar nga ekipa mjekësore dhe nga policia, të cilët kanë reaguar me shpejtësi.


(Kosova Sot Online)