Pejë: Arrestohet hajni i atleteve në vlerë prej 78 euro, dhe për vjedhjen e 100 eurove

  • E.K /
  • 25 May 2023 - 11:33
Pejë: Arrestohet hajni i atleteve në vlerë prej 78 euro, dhe për vjedhjen e 100 eurove

Dje në Stacionin Policor në Pejë ёshtё paraqitur një viktimë, i cili ka deklaruar se me datё 22.05.2023 ka vërejtur se i janё vjedhur njё palё mbathje (Puma), me vlerё prej 78 euro, dhe përmes video incizimeve vërehet personi i dyshuar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se ёshtё paraqitur edhe njё viktimё tjetër e cila ka deklaruar se nga po i njëjti person i dyshuar i ёshtё vjedhur çanta e krahut sё bashku me 100 euro, pasaporta dhe letërnjoftimi.

Lidhur me këto dy raste policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin.

(Kosova Sot Online)