Komisionari për Zgjerim i BE-së, Varhley zbarkon në zyrë e presidentes Osmani

  • S.A /
  • 25 May 2023 - 12:41
Komisionari për Zgjerim i BE-së, Varhley zbarkon në zyrë e  presidentes Osmani

Nis takimi i presidentes Osmani me komisionarin për Zgjerim të BE-së, Varhleyi. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur në takim me komisionarin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhleyi. Pas takimit të Osmani dhe Varhleyi do të deklarohen për media., transmeton "Kosova Sot Online ".

Ndërsa komisionari pas takimit me presidenten do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.

Varhelyi do të takohet edhe me opozitën dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

“Këto takime do të jenë një mundësi për të rishikuar marrëdhëniet BE-Kosovë dhe për të diskutuar zhvillimet e fundit si dhe reformat kyçe, duke përfshirë fushën e reformës në drejtësi, tranzicionit të energjisë dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në njoftimin e KE.

Gjatë kësaj vizite, Varhelyi do të marrë pjesë në lansimin e Programit për Çështje të Brendshme BE-Kosovë, për forcimin e ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Ky program i financuar nga BE-ja prej 6.5 milionë euro do të zbatohet në një periudhë trivjeçare me mbështetjen e Francës, Italisë dhe Belgjikës dhe do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës në luftimin e krimit të organizuar dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

Kosova dhe BE-ja nënshkruan Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), e cila është në fuqi që nga 1 prilli 2016.

Komisioni do të raportojë sërish për progresin e Kosovës në rrugën e saj evropiane në Paketën e zgjerimit 2023, e cila do të dalë në vjeshtë.

(Kosova Sot Online )