Rrebeshe shiu me bubullima, parashikimi i motit për ditët e fundit të majit

  • S.A /
  • 27 May 2023 - 08:03
Rrebeshe shiu me bubullima, parashikimi i motit për ditët e fundit të majit

Për diteë vijim, Prishtina Weather ka njoftuart se do të mbetet mot jostabil edhe përgjatë ditëve të fundit të këtij muaji. Orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, transmeton "Kosova Sot Online".

Mot jostabil dhe i ndryshueshëm do të mbetet edhe përgjatë ditëve të fundit të muajit maj. Nuk do të mungojnë intervale me diell, por se orëve të pasdites gjithnjë mbeten mundësi për zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima.  emperaturat minimale zbresin në 12C e 13C, e ato maksimale luhaten ndërmjet 20C e 23C.

Kushtet meteorologjike do të jenë të favorshme që të mbajnë ndotësit ajror më të shpërndarë, ndërkohë që indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira.

27.05 – Në mëngjes përgjatë luginave kushte për mjegull. Paradite intervale me diell, e pasdite mundësi për ndonjë rrebesh shiu dhe bubullimë.

28.05 – Paradite intervale me diell, në ultësira kushte edhe për mjegull.  Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

29.05 – Vransira të ndryshueshme.  Orëve të pasdites rrebeshe shiu me bubullima.

30.05 – Kryesisht me vransira.  Që nga orët e para të ditës paraqiten kushte për rrebeshe me bubullima.

31.05 – Vransira e intervale me diell, me kushte për zhvillime të rrebesheve me bubullima, që nga orët e para të ditës.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe mesatare 4-13m/s.

Shtypja atmosferike luhatet kryesisht përreth vlerave normale.

(Kosova Sot Online )