Kurti sot takim kokë më kokë me Emisarin e Gjermanisë

  • S.A /
  • 27 May 2023 - 08:46
Kurti  sot  takim kokë më kokë me  Emisarin e Gjermanisë

Kryeministri Albin Kurti do të takohet sot me Emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, transmeton "Kosova Sot Online".

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, ky takim vjen një ditë pas zhvillimeve në veri të vendit. Atje, Policia përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për të shpërndarë disa qytetarë serbë që u mblodhën para ndërtesave komunale në veri të Kosovës, në përpjekje për të penguar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në zyrat e tyre.

Përkundër përleshjeve, kryetarët u vendosën në zyrat e tyre, konfirmoi ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.

(Kosova Sot Online )