Prizren: Vdes punëtori, ra nga lartësia ku ishte duke punuar, arrestohet pronari i biznesit

  • E.K /
  • 27 May 2023 - 10:57
Prizren: Vdes punëtori, ra nga lartësia ku ishte duke punuar, arrestohet pronari i biznesit

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka vdekur një burrë në Prizren, pasi në rrethana ta pa njohura kishte rënë nga lartësia e objektit ku ishte duke kryer disa punime, raporton “Kosova Sot Online”.

Lidhur me këtë rast Policia ka arrestuar pronarin e biznesit.

Kurse, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Prizren 26.05.2023 – 14:40. Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke kryer disa punime, në rrethana të pa njohura dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit. Si pasojë, viktima ka vdekur. Në lidhje me rastin është arrestuar pronari i biznesit i dyshuari mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)