Kurti flet me emisarin britanik: “Qëllimi i Qeverisë është të sigurojë qasje në zyrat për kryetarët e zgjedhur të komunave"

  • E.K /
  • 27 May 2023 - 17:16
Kurti flet me emisarin britanik: “Qëllimi i Qeverisë është të sigurojë qasje në zyrat për kryetarët e zgjedhur të komunave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka pasur një bisedë telefonike me emisarin britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, pas ngjarjeve që ndodhen dje në veri të vendit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se do të punojë me shtetet aleate për ta zbatuar Marrëveshjen Bazë, derisa tha se emisarit britanik ia ka treguar edhe qëllimet e Qeverisë së tij në veri.

“Pata një telefonatë me Lordin Stuart Peach për zhvillimet më të fundit. Theksova se qëllimi i vetëm i Qeverisë sonë është të sigurojë qasje në zyrat për kryetarët e zgjedhur të komunave dhe shpreh angazhimin tim për të punuar me Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e QUINT-it për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes Bazë”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)