Ana Bërnabiq: Situata në Kosovë kurrë nuk ka qenë më e rëndë

  • E.K /
  • 29 May 2023 - 13:09
Ana Bërnabiq: Situata në Kosovë kurrë nuk ka qenë më e rëndë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se “situata në Kosovë nuk ka qenë kurrë më e vështirë”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo ka shtuar se duhet që të ruhet paqja dhe mbijetesa e popullit serb në Kosovë.

“Paqja është gjëja më e rëndësishme që kemi, duke ruajtur paqen ruajmë mbijetesën e popullit serb në Kosovë”, ka pretenduar Bërnabiq.

Ajo ka shtuar se “situata në Kosovë po monitorohet orë pas ore dhe se publiku do të informohet për veprimet e radhës të Serbisë”.

(Kosova Sot Online)