Szunyog: Kërkuam nga kryetarët e komunave në veri që të mos përdorin veprime që mund të përshkallëzojnë më tej situatën

  • E.K /
  • 29 May 2023 - 14:45
Szunyog: Kërkuam nga kryetarët e komunave në veri që të mos përdorin veprime që mund të përshkallëzojnë më tej situatën

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka treguar për takimin që pati sot me ambasadorin e ShBA-së Jeffrey Hovenier dhe kryetarët e Zubin Potokut e Zveçanit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci, përcjell “Kosova Sot Online”.

Szunyog tha se ai dhe Hovenieri i kërkuan kryetarëve veriorë të përmbahen dhe të mos bëjnë veprime që mund të përshkallëzojnë më edhe më tutje situatën.

“I lumtur të pres në takim ambasadorin e ShBA-së në Kosovë dhe kryetarët e sapozgjedhur të komunës së Zveçanit Ilir Peci dhe Zubin Potokut Izmir Zeqiri sot në zyrën tonë, me të cilët diskutuam për zhvillimet aktuale në veri Kosovë. Ambasadori Hovenier dhe unë u bëmë thirrje dy kryetarëve të bashkive që të tregojnë përmbajtje dhe të mos përdorin veprime që mund të përshkallëzojnë më tej situatën. Më vjen keq që kryetarët e Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut nuk mundën të na bashkohen”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

(Kosova Sot Online)