Eskalon situata në Veri: Përplasen KFOR-i dhe protestuesit

  • A.P /
  • 29 May 2023 - 16:56
Eskalon situata në Veri: Përplasen KFOR-i dhe protestuesit

Para pak minutash, situata ka eskaluar në Zveçan, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç raportohet nga vendi i ngjarjes, ka pasur përplasje mes ushtarëve të KFOR-it dhe protestuesve. Janë parë edhe disa ushtarë të lënduar të KFOR-it gjatë përplasjeve.

Nga pamjet e publikuara nga mediat lokale, dëgjohen edhe krisma, që nuk dihet se nga vijnë.

Më herët së KFOR-i ndërhyri për shpërndarjen e protestuesve në Zveçan. Paraprakisht i paralajmëroi protestuesit që të shpërndahen, por ata nuk u bindën.

“Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi – në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë”, ishte audio-paralajmërimi i KFOR-it.

(Kosova Sot Online)