Alicia Kearns: Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen me armë nga Beogradi

  • E.K /
  • 30 May 2023 - 10:18
Alicia Kearns: Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen me armë nga Beogradi

Kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka bërë një reagim për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kearns ka thënë se Serbia i paguan grupet kriminale të serbëve në veri.

Tutje, ajo ka theksuar se bandat serbe po paguhen dhe armatosen me armë nga Beogradi.

“Inkurajoni këdo që ndjek ngjarjet në Kosovë të lexojë këtë artikull të NYT për Vuçiçin, dhe lidhjet e tij me grupet e krimit të organizuar dhe përdorimin e bandave për t’i realizuar dhe siguruar interesat e tij. Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen me armë nga Beogradi”, ka shkruar Kearns.

(Kosova Sot Online)