Politikani serb: Vuçiq po provokon luftë në Kosovë, e gjitha është skenar i BIA-së dhe FSB-së ruse

  • E.K /
  • 30 May 2023 - 10:45
Politikani serb: Vuçiq po provokon luftë në Kosovë, e gjitha është skenar i BIA-së dhe FSB-së ruse

Nga Nisma Liberale Demokratike në Vrajë, Isidor Stefanoviq, ka akuzuar shërbimin sekret serb dhe rus se qëndrojnë prapa trazirave në Veri të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

“E gjitha është skenar i BIA-së dhe FSB-së ruse” ka thënë Stefanoviq.

Stefanoviq thotë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq po provokon luftë në Kosovë.

“Këta ( serbët e dhunshëm në veri) janë po të njëjtit që ushtruan dhunë kundër popullit në Beograd. Vuçiq po provokon luftë në Kosovë” ka shtuar Stefanoviq.

(Kosova Sot Online)