Nxënësi në Prizren i çoi mesazhe kërcënuese drejtorit për nxënësit tjerë

  • S.A /
  • 01 June 2023 - 12:28
Nxënësi në Prizren i çoi mesazhe kërcënuese drejtorit për nxënësit tjerë

Një nxënës i shkollës “Luciano Motroni” në Prizren i ka dërguar rreth 30 mesazhe drejtorit të kësaj shkolle me përmbajtje kërcënuese për vrasjen e nxënësve të tjerë, transmeton "Kosova Sot Online".

Lajmin  e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

Bytyqi tha se rasti ka ndodh të martën dhe se drejtori i shkollës ka raportuar se ka pranuar mesazhe ne WhatsUp nga nxënësi i cili ka “bërë një listë me nxënësit që do t’i vrasë”.

I mituri nuk është ndaluar nga prokuroria dhe sipas Bytyqit thuhet se ka pasur probleme me shëndetin mendor.

(Kosova Sot Online )