Polici i Kosovës qorton qytetarin që u sulmua nga serbët: Mirë ta kanë ba pse me dalë në këtë situatë

  • A.P /
  • 01 June 2023 - 15:17
Polici i Kosovës qorton qytetarin që u sulmua nga serbët: Mirë ta kanë ba pse me dalë në këtë situatë

Në veri të Mitrovicës, dy shqiptarë janë sulmuar nga një grup serbësh, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Viktimat janë sulmuar nga një grup kriminelësh të cilët kanë qenë të maskuar dhe të organizuar për sulmin e kryer, njofton policia.

Njësitet policore kanë intervenuar menjëherë për të parandaluar sulmin, përderisa personat e dyshuar kanë ikur në drejtime të ndryshme të qytetit të Mitrovicës Veri.

Derisa në një video në trrjetet sociale,  Polici i Kosovës qorton qytetarin që u sulmua nga serbët: Mirë ta kanë ba pse me dalë në këtë situatë: https://www.koha.net/r379948

(Kosova Sot Online)