Tahiri i PDK-s vazhdon me akuza: Kurti e ka reduktuar sovranitetin e shtetit të Kosovës në oborrin e katër komunave

  • S.A /
  • 05 June 2023 - 12:34
Tahiri i PDK-s vazhdon me akuza: Kurti e ka reduktuar sovranitetin e shtetit të Kosovës në oborrin e katër komunave

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri Kurti deri tash “krejt çfarë ka bërë ka krijuar kaos në Veri”. Tahiri tha se Kurti e ka “reduktuar sovranitetin e shtetit së Kosovës në oborrin e katër komunave”, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Krejt çfarë ka bërë në këtë periudhë, e ka krijuar një kaos në veri të Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht sikur vërtetë do të kishim pasur shtrirje të sovranitetit, angazhim të institucioneve ligjzbatuese, do ta kishim përkrah dhe do të ishte jashtëzakonisht e mirë, por ju e shihni që në ato katër komuna nuk ka kushte për punë, s’ka kushte për asgjë, pra atje njeriu nuk është i lirë as të dalë në market të blejë diçka… Prandaj, nuk është që ka krijuar një gjendje më të mirë, fatkeqësisht krejt çka ka bërë e ka reduktu sovranitetin e shtetit së Kosovës në oborrin e katër komunave. Cili është roli I Policisë në oborrin e një komune, policia është për të siguruar rend dhe ligj në tërë territorin e komunës, tërë territorin e Kosovës”, tha ai.

(Kosova Sot Online )