
Deputetja britanike flet me Kurtin për situatën në veri dhe për faktorët destabilizues

Deputetja e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns, ka treguar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ajo njoftoi se me Kurtin ka folur për situatën në Kosovë dhe për faktorët destabilizues.
Deputetja konservatore së fundmi ishte mjaft aktive duke komentuar krizën e fundit në veri të Kosovës.
Good to speak to @albinkurti earlier this week regarding the situation in Kosovo, the need to de-escalate tensions, and to speak plainly about destabilising factors. pic.twitter.com/5gEijLmykz
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) June 7, 2023
(Kosova Sot Online)