Eksperti i gjeopolitikës: Kurti ka shkuar përtej atij momenti ku mund të heqësh dorë dhe të kthehesh pas

  • E.K /
  • 08 June 2023 - 08:09
Eksperti i gjeopolitikës: Kurti ka shkuar përtej atij momenti ku mund të heqësh dorë dhe të kthehesh pas

Eksperti i gjeopolitikës, Enri Hide, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar përtej atij momenti ku mund të kthehet pas, përcjell "Kosova Sot Online".

Hides shtoi se kryeministri Kurti e ka mbyllur raportin me Perëndimin.

Ai shtoi se Kurti i ka ditët e limitura në pushtet.

“E vërteta është që Kurti ka shkuar përtej atij momenti ku mund të heqësh dorë dhe të kthehesh pas. Unë them se Albin Kurti e ka mbyllur raportin politik me Perëndimin, çfarëdo që të ndodhi me pas.

Nga ana tjetër sovraniteti i Kosovës nuk mund të garantohet pa praninë e ndërkombëtarëve. Për mendimin e tim ai ka ditët e limituara në pushtet.

Kemi një ndarje të qartë në diskursin politik të SHBA dhe BE, duke ndarë popullin e Kosovës nga Lideri i saj. Ky diskurs po dominon dhe Kurti nuk do të ketë më mbështetjen e ndërkombëtarëve” tha Hide.

(Kosova Sot Online)