Agon Maliqi e Ilva Tare zbulojnë kopjen e statutit të propozuar nga Edi Rama: I mori Samët e Norvegjisë e Suedisë si model për Asociacionin

  • S.A /
  • 10 June 2023 - 12:30
Agon Maliqi e Ilva Tare zbulojnë kopjen e statutit të propozuar nga Edi Rama: I mori  Samët e Norvegjisë e Suedisë si model për Asociacionin

Njohësi i zhvillimeve politike Agon Maliqi ka shkruar se drafti i propozuar nga Kryeministri Edi Rama për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është i bazuar në modelin e popullatës autoktone të Norvegjisë dhe Suedisë që njihen si Samë, transmeton "Kosova Sot Online".

“Propozimi i Ramës për ASMM duket i modeluar sipas “parlamenteve të Samëve në Norvegji dhe Suedi. Këto janë organe përfaqësuese të komunitetit indigjen Sami të krijuar ligjërisht nga qeveria qendrore (agjencitë?) me të drejtën për të ushtruar autonomi kulturore (p.sh. Kishat?) dhe për të drejtuar fonde zhvillimi” ka shkruar ai.

Maliqi ka komentuar në një postim në Twiterr të Ilva Tare nga Atlantic Council, e cila po ashtu ka thënë se Rama e ka bazuar draft statutin e Asociacionit mbi modelin e Samëve.

“Në rast se doni të dini se si duket #draft #statuti i propozuar nga  #EdiRama për #ASM në , filloni të hulumtoni mbi Parlamentet Sami dhe mendoni për një model hibrid të #Asociacionit ligjor të quajtur “Bashkësia e Serbeve me Shumicë Serbe” ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online )