Pasi u sëmur gjatë fluturimit një 11-vjeçar raportohet se ka ndërruar jetë

  • A.P /
  • 11 June 2023 - 16:11
Pasi u sëmur gjatë fluturimit një 11-vjeçar raportohet se ka ndërruar jetë

Një 11-vjeçar ka ndërruar jetë në Budapest, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mësohet se i mituri ka humbur ndjenjat në një aeroplan të “Turkish Airlines’, i cili sapo fëmija u ndje keq, bëri një ulje emergjente në Budapest.

Gjendja shëndetësore e fëmijës u përkeqësua gjatë fluturimit dhe piloti i avionit u detyrua të bënte uljen emergjente.

Fëmijës iu dha ndihma mjekësore menjëherë pas uljes së avionit në Budapest, por fatkeqësisht me gjithë përpjekjen e mjekut, 11-vjeçari humbi jetën.

(Kosova Sot Online)