Liburn Aliu jep detaje për vizitën që pati sot në Leposaviq

  • S.A /
  • 13 June 2023 - 12:14
Liburn Aliu jep detaje për vizitën që pati sot në Leposaviq

Ministri i Infrastrukturës, Liburin Aliu, ka njoftuar për vizitën që i ka bërë kryetarit të Lesposaviqit, Lulzim Hetemi, në objektin e komunës. Ai ka thënë se me kryetarin kanë bashkëbiseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë në realizimin e projekteve që do të kontribuojnë në zhvillim ekonomik për të gjithë qytetarët, transmeton "Kosova Sot Online ".

“E falënderoj Kryetarin Lulzim Hetemi nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës, si dhe Policinë e Kosovës për disiplinën dhe profesionalizmin e pashembullt që po e tregojnë për çdo dit”, ka shkruar ndër të tjera Aliu.

(Kosova Sot Online )