Një propozim qeveritar kosovar për asociacionin, jo nga ortakët e Aleksandër Vuçiqit Edi Rama e Baton Haxhiu

Një propozim qeveritar kosovar për asociacionin,  jo nga ortakët e Aleksandër Vuçiqit Edi Rama e Baton Haxhiu
Një propozim qeveritar kosovar për asociacionin,  jo nga ortakët e Aleksandër Vuçiqit Edi Rama e Baton Haxhiu

Gani Qarri

  • 13 June 2023 - 07:42

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Qeveria Kurti me propozimin e vetë, urgjentisht do duhej ta digjte dhe deklasonte edhe versionin e kryeministrit Rama për të cilin, përflitet publikisht, se ai është një propozim hibrid i prodhuar në Tiranë dhe Beograd, në bashkërendimin Rama Vuciqi, me këshilltar spiunin Baton Haxhiu! Ish kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri e ka akuzuar Edi Ramën se bashkë me Batonin, ai po përpilon drafte në favor të Serbisë, për instalimin e Republikës Serbe në Kosovë dhe shkëputjen më pas të saj, veprim të cilin po e cilëson si hap shumë të gabuar, ngase ka qenë qëllim shumë i hershëm dhe Serbia çdo herë ka dashur, që për Kosovën të bisedojë përmes Tiranës, kurse së fundi ka përdorë Edi Ramen si vegël, për këtë draft, që në këtë situatë është veprim i dëmshëm dhe akt i papranueshëm, të cilin Edi Ramës, nuk ja ka pasur ‘borxh’ Kosova.

-Qeveria e Kosovës dhe Kryeministri Albin Kurti, që nga ardhja në pushtet me votën e lirë të qytetarëve, ose do duhej shfuqizuar urgjentisht marrëveshjen tradhtare Thaçi& Mustafa për «zajednicën» ose ta kishin bindur deri më tani, Departamentin e Shtetit Amerikan, se kjo ngrehinë e pa qenë kurrë në trojet tona, është aq e rrezikshme për Kosovën, sa që as nuk vije në pyetje për të diskutuar, e lëre më edhe të formohet diçka e tillë, në truallin tonë autokton edhe ashtu të tkurrur deri në minimum nga të gjitha anët, aq sa kanë dashur vet serbët dhe Serbia okupatore, për gati një shekull të mbajtjes së trojeve tona nën okupim.

Përndryshe para se të tjerët të sjellin, jo më vetëm propozime, por ndoshta së shpejti do të dalin edhe me vendime, të cilat mund të jenë tepër të pakëndshme dhe shkatërrimtare për Kosovën, vet Kryeministri do duhej ashtu siç ka paralajmëruar në fushatat zgjedhore, të bisedonte, jo me Vuçiqin as bandat kriminale serbe, por me serbët lokal. Dhe në mënyrë krejt transparente, të paraqes publikisht para qytetarëve të gjithë vendit, një opsion zyrtar të ofruar nga Qeveria, për të mos rrezikuar imponimin e versioneve më të këqija nga ndërkombëtarët dhe mos u akuzuar nga zuzarët e inkriminuar opozitarë, si bllokues i procesit dhe acarues i raporteve me miqtë tanë ndërkombëtar! Përndryshe propozime apo edhe opsione për asociacionin ka pasur nga persona dhe shoqata të ndryshme edhe më parë, siç ka edhe tani e do të ketë edhe në të ardhmen, përderisa të mos ndërmerret diçka vendimtare, në këtë drejtim. E njëri prej opsioneve ishte edhe propozimi, që ndoshta me porosi të Vuçiqit, së fundi e proklamoi Edvin Kristaq Rama, pa koordinim me Qeverinë as presidencën e Republikës së Kosovës.

Në fakt angazhimin e Shqipërisë e shohë të mirëseardhur dhe favor që shteti i ri i Kosovës, ta ketë në krah shtetin amë, ngase mbështetja në këtë fazë kalimtare me propozime të sinqerta e kreative pa e dëmtuar shtetin e Kosovës nga Shqipëria, mund të ndihmonte në shtendosjen e gjendjes dhe relaksimin e marrëdhënieve edhe me emisarin Eskobar dhe ndërmjetësuesit e BE-së. Gjendje krize, kur vendi ynë, ka nevojë për mbështetjen e secilit faktor, qoftë edhe me ndonjë propozim a ide të vakët, veçanërisht ato të Shqipërisë, si propozimi i Ramës, ngase në fund të fundit, ai është vetëm një propozim, që nuk duhet nxituar të mbikritikohet, pa e parë përmbajtjen e tij, kur dihet se Kosova, nëse nuk i konvenon, mund dhe ka të drejtë ta hedh poshtë.

Madje megjithëse propozim i Ramës i bërë kokë më vete dhe pa koordinim me udhëheqjen shtetërore të Kosovës, po has në kundërshtime të fuqishme dhe vlerësohet i gabuar e i pa nevojshëm edhe nga ekspertët dhe analistët politik, duke parë qëndrimin tërësisht armiqësor të opozitës së inkriminuar ndaj Qeverisë dhe shtetit të Kosovës si dhe mungesën totale të çfarëdo ideje pozitive, të saj, për daljen nga kriza aktuale, para se të shihet në detaje, përmbajtja e propozimit të Ramës, nuk e shoh si plotësisht të argumentuar secilin sulm që apriori i bëhet në Kosovë. Në anën tjetër, është tepër urgjente që Qeveria e Kosovës dhe Kryeministri Kurti, ashtu siç ka deklaruar në fushatën elektorale, përfundimisht të nisë bisedimet me serbët lokal, jo me Vuçiqin dhe bandat e tij kriminale, e të dal publikisht dhe në mënyrë krejt transparente edhe para gjithë qytetarëve të vendit, me versionin zyrtar të përgatitur dhe projektuar nga Qeveria, për ta shpëtuar vendin nga imponimi i versioneve shumë më të këqija, nga ndërkombëtarët dhe hequr barrën e akuzave, si nga të huajt ashtu edhe nga zuzarët opozitarë, për kinse bllokim të procesit dhe acarues të raporteve me miqtë ndërkombëtar!

Qeveria Kurti me propozimin e vetë, urgjentisht do duhej ta digjte dhe deklasonte edhe versionin e kryeministrit Rama për të cilin, përflitet publikisht, se ai është një propozim hibrid i prodhuar në Tiranë dhe Beograd, në bashkërendimin Rama Vuciqi, me këshilltar spiunin Baton Haxhiu! Ish kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri e ka akuzuar Edi Ramën se bashkë me Batonin, ai po përpilon drafte në favor të Serbisë, për instalimin e Republikës Serbe në Kosovë dhe shkëputjen më pas të saj, veprim të cilin po e cilëson si hap shumë të gabuar, ngase ka qenë qëllim shumë i hershëm dhe Serbia çdo herë ka dashur, që për Kosovën të bisedojë përmes Tiranës, kurse së fundi ka përdorë Edi Ramen si vegël, për këtë draft, që në këtë situatë është veprim i dëmshëm dhe akt i papranueshëm, të cilin Edi Ramës, nuk ja ka pasur ‘borxh’ Kosova.

Edhe pse drafti nuk është bërë publik si dokument transparent, dhe nuk dihen detajet se çfarë përmban, Bahtiri beson fuqishëm se pa përkrahje të fuqishme kryeministrit Kurti, propozimi i Ramës është akt qëllimkeq, ne jemi një komb, ndaj Rama është dashur paraprakisht të bisedojë dhe të marrë një qëndrim të përbashkët me kryeministrin e Kosovës e jo në momentet kur zoti Kurti dëshiron që të bëjë një statut, të nxitojë Rama, të dal para ndërkombëtarëve me një propozim të panjohur.

Drafti i tij, pavarësisht çfarë përmban është me qëllim të keq, madje ish kryetari i Mitrovicës thotë se edhe me 2018, Edi Rama, ka propozuar ndarjen e Kosovës dhe shkëmbimin e territoreve bashkë me Thaçin dhe ish emisarin amerikanë Grenell. Kurse tani shkuarja e Grenellit në Shqipëri ka bërë që serish, të ri aktualizohet plani i ndarjes, megjithatë shpresoj se zoti Kurti do ta përballojë me sukses edhe ketë hile që ia bën zoti Rama, të cilit duket se më tepër i intereson ta kënaq Vuçiqin dhe Serbinë se sa të merret me zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, ka deklaruar Agim Bahtiri. Prandaj është moment i duhur dhe vendimtar, që Qeveria e Kosovës të mos lë zbrazëti, por të veprojë pa hezitim që ta heq sa më parë, nga vetja barrën e akuzave të brendshme dhe kërcënimeve të jashtme për ndëshkim me sanksione ndërkombëtare dhe izolim, duke propozuar vet statutin eksplicit të bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe kërkuar garanci ndërkombëtare me shkrim, mbi pamundësinë e abuzimit dhe keqpërdorimin e statusit të asociacionit, për ndarje dhe rrezikim të sovranitetit të Republikës së Kosovës!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".