Dëshmitari i Hagës flet për Gardën Kombëtare: Është formuar para apo pasluftës, s’kam pasur informacion

  • S.A /
  • 13 June 2023 - 12:22
Dëshmitari i Hagës flet për Gardën Kombëtare: Është formuar para apo pasluftës, s’kam pasur informacion

Dëshmitari i tetë (me kodin 04323) në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka folur për Gardën Kombëtare, duke thënë se nuk kishte informacion të saktë se kur është formuar kjo gardë, transmeton "Kosova Sot Online".

“Nuk kom pas informacion kur, por pas përfundimit të luftës më kanë caktu në këtë njësit, kur është formu, është formu para luftës apo pas luftës nuk kam pas informacion”, tha ai.

Këtë deklarim, dëshmitari i tetë e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e prokurores së specializuar, Silvia D’Ascoli, kur u pyet se kur është krijuar Garda Kombëtare, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas tij, detyrë e tyre ishte sigurimi i shtabit të zonës operative që ka ekzistuar në atë kohë, duke shtuar se nuk kanë pasur ndonjë detyrë tjetër të caktuar për arsye se sipas dëshmitarit, kishte filluar procesi transferimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në një forcë civile- mbrojtëse.

Tutje, ai tha se komandant i njësitit të Gardës Kombëtare ishte personi me numër 5 dhe me sa i kujtohet ky njësit ka raportuar direkt në Zonën Operative të Llapit, shtabit të zonës.

Seanca po vazhdon në sesion privat.

(Kosova Sot Online )