
Haxhiu kërkon të identifikohet secili kriminel, të ndiqen dhe gjykohen për veprimet e tyre kriminale në veri

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që të identifikohen kriminelët në pjesën veriore të Kosovës, të ndiqen e të gjykohen për veprimet e tyre, përcjell “Kosova Sot Online”.
Këtë deklarim Haxhiu e ka bërë duke u mbështetur në një nga pikat që kryeministri Albin Kurti ka paraqitur të martën para mediave, si propozim i Qeverisë së Kosocvës për de-eskalim të situatës në veri.
Haxhiu ka shkruar se në asnjë mënyrë nuk duhet të tolerohen apo neglizhohen aktet e kriminale të grupeve kriminale.
(Kosova Sot Online)